fbpx

U arrestuan me bujë të madhe, Prokuroria tërhiqet nga akuza për ryshfet kundër 20 policëve të Veriut

nga Revista Kosovarja

U nis me buj por vite pas rasti është zbehur aq sa të ishte thjeshtë një rast i vogël keqpërdorimi i detyrës zyrtare. Insajderi sjell detajet e fundit nga rasti i vitit 2019 ku me aktakuzë për keqpërdorim detyre e ryshfet u akuzuan hiç më pak se 20 policë nga Regjioni i Veriut. Tash, Prokuroria Speciale është tërhequr nga akuza për ryshfet.

Viti 2019 e kishte gjetur Veriun e vendit me një aksion të madh ku u përshinë shumë policë e zyrtarë të Inspektoratit policor të Kosovës. Kishin shkuar për të arrestuar qytetarë, por edhe kolegë të tyre policë të dyshuar atë kohë për kontrabandë e ryshfet.
Në aksion u plagosën policë e u doli në rrugë së paku edhe një diplomat i OKB-së me nënshtetësi ruse për ta penguar atë.

Krejt ky aksion do të rezultonte më vonë me një aktakuzë ku për kontabandim me mallra në veri e korrupsioni, në bankën e të akuzuarve tash e disa muaj janë 20 zyrtarë policor.

Të hënën seanca ndaj tyre ka dështuar, për shkak se mungoi njëri prej tyre, por edhe akuza tash ndaj tyre ka ndryshuar rrënjësisht.

Prokurori Burim Çerkini ka vendosur që të tërhiqet nga akuza për marrje ryshfeti kundër këtyre policëve, e do të vazhdon që ti ndjek veç për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Musa Damati, avokati i të akuzuarit njëherazi zyrtarit policorë N.G e konfirmon se ndaj klientit të tij është rrëzuar vepra penale e ryshfetit dhe se ne fjalën përfundimtare do të ofrojnë detaje shfajësuese për klientin e tij.

Ai i ka thënë Gazetës Insajderi se tash klienti i tij, por që siç merr vesh Insajderi, edhe 19 të akuzuarit e tjerë, më nuk do të ndiqen për marrje ryshfeti.

Insajderi ka tentuar që të flas me Prokurorin e këtij rasti që ka marrë edhe vendimin që të tërhiqet nga akuza për marrje ryshfeti kundër këtyre 20 policëve, por i njëjti ka thënë që nuk ka kohë që të tregoi se pse u tërhoq bash në kohën kur pritet fjala përfundimtare.

Aksioni u zhvilluar në vitin 2019, nën udhëheqjen e prokurorit Sylë Hoxha, por Prokuroria Speciale më16 qeshor 2020, kishte ngritur aktakuzë fillimisht kundër 33 personave, 20 prej të cilëve zyrëtarë policor.

Në aktakuzë thuhet se kishin lejuar dhe mundësuar kontrabandimin e mallrave të ndryshme si: kafshë, derivate, pije alkoolike, joalkoolike dhe mallra ushqimore nga Serbia në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas, nëpërmjet rrugëve ilegale, derisa kishin qenë në detyrë zyrtarë duke mbikëqyrur rrugët kufitare.

Të njëjtin thuhet se kanë pranuar shumë të parave të ndryshme.

Sipas PSRK-së, vetëm për dy rastet e proceduara vlera e shmangies për mallrat e kontrabanduara është mbi 5 mijë euro, ku të njëjtit pas hetimit nga ana e policisë ishin arrestuar.

Në vitin 2019 policia kishe shkatërruar këto banda kriminale, që vepronin ilegalisht në krye të detyrës tyre shtetërore.

Me 24 korrik ishte paraparë të mbahet gjykimi i ndaj 20 policëve të veriut të cilët akuzohen për korrupsion dhe kontrabandë me mallra në veri.

Mirëpo për shkak të mungesës së të akuzuarit Abdurrahim Haxhiq, ka dështuar të mbahet kjo seancë, kurse tjetra pritet të mbahet me 6 shtator.

Në këtë rast bashkë me Haxhiq po akuzohen edhe Zvezdan Spasojeviq, Biljana Nedeljkoviq, Albert Maxhuni, Milija Milunoviq, Oliver Kuzmanoviq, Ramadan Mustafiq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiroviq, Jasna Durleviq, Zenel Bahtiri, Ali Pllana, Zoran Radunoviq, Reshat Kuçi, Vukadin Tomasheviq, Blagica Tomoviq, Ljubisa Vujinoviq, Burim Merovçi, Blagoje Lazoviq dhe Nebojsa Gogiq.

Bashkë me 20 policët e veriut, në këtë rast për kontrabandim me mallra janë të akuzuar Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi, mirëpo rasti ndaj tyre ishte veçuar.

InDoks në atë kohë kishte transmetuar dokumentarin “Mafia e Veriut”. Të plotë e gjeni këtu:


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]