fbpx

Pejë: Një grua sulmohet fizikisht nga bashkëshorti i saj

nga Revista Kosovarja

Një grua nga Peja është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje që kishin pasë.

Ajo më pas është strehuar te familjarët e saj, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

“Pejë 31.01.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima pas intervistimit është strehuar tek familjarët, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]