fbpx

Pejë: Vjehrra e denoncon dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj, plas sherri në familje

nga Revista Kosovarja

Rastet e dhunës në familje përditë e më shumë po rriten në vendin tonë. Viktima janë kryesisht gratë të cilat shpesh hezitojnë të raportojnë në Polici dhunën që përjetojnë nga bashkëshortët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku viktimë është një 19-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga nëna e gruas, e cila e ka raportuar dhëndrin për dhunë ndaj vajzës së saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të intervenojë, me ç’rast viktima ka rrëfyer për dhunën fizike që ka përjetuar nga bashkëshorti.

Ky i fundit është shoqëruar në stacion policor po ashtu, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Siç merr vesh Sinjali, i dyshuari ka deklaruar se problemet mes tyre kanë lindur si pasojë e ndërhyrjes së familjes së gruas.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]