fbpx

Pelegrinët serbë valojnë flamurin rus në Gazimestan, thërrasin “Kosova është Serbi”

nga Revista Kosovarja

Qindra serbë të mbledhur në Gazimestan, për të festuar Vidovdanin, festë kjo serbe që festohet më 28 qershor, në kujtim të Betejës së Kosovës të zhvilluar në vitin 1389.

Ata janë mbledhur pranë monumentit në Gazimestan, duke provokuar me ngritjen e flamurit të Rusisë dhe me thirrjet “Kosova është Serbi”.

Në pamje shihet edhe flamuj të tjerë me simbole nacionaliste.

Policia e Kosovës paraprakisht ka ndaluar të gjithë personat që mbanin veshje me simbole nacionaliste serbe, duke i detyruar t’i heqin ato.

Në ceremoni ka pasur edhe të tillë me veshje me simbole të ushtrisë ruse, përkatësisht me simbolin “Z”,  simbol ky që është shndërruar në simbolin e luftës së Rusisë në Ukrainë, që nisi më 24 shkurt.

Kremtimi i Vidovdanit ndërlidhet me përvjetorin e Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Lazar.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]