fbpx

Pensionistët i presin me lule e pankarta deputetët, kjo është kërkesa e tyre

nga Revista Kosovarja

Dhjetëra pensionistë kanë protestuar të enjten para Kuvendit të Kosovës me moton, “Dinjitet për pensionistët”.

Disa prej tyre kanë mbajtur pankarta në duar, e disa të tjerë lule, për t’iu dhuruar deputetëve, me ç’rast po kërkojnë ndryshimin e ligjit që i detyron të paraqiten çdo gjashtë muaj për pensione, transmeton EO.

Në hyrje të Kuvendit, pensionistët kanë takuar dy deputetë të opozitës, Rashit Qalajn e PDK-së dhe Driton Selmanajn e LDK-së, të cilëve u dhuruan nga një lule dhe broshurë me kërkesat e tyre që i kanë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]