Federata sindikale e pensionistëve dhe të Moshuarve të Kosovës, ka reaguar përmes një komunikatë ndaj institucioneve të Kosovës, duke renditur disa kërkesa të cilat ata kërkojnë që të merren parasysh nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës.
Ata kërkojnë që të bëhet një ligj gjithpërfshirës, duke marrë për bazë shtetet e rajonit dhe tu mundësohet që të gëzojnë edhe pensionin e paraluftës.
“Apelojmë të bëhet Ligji gjithë përfshirës, siç e kanë shtetet e rajonit. Pensioni minimal duhet të jetë sa rroga minimale e punëtoreve civile, siç është kudo, patjetër të lexohet dhe aplikohet Ligji, me rastin e rritjes së rrogave, edhe pensionet sipas nenit 13 e 14, për pensionistet e paraluftës, termi PENSION, është i pa vend, sepse kontributet janë derdh në Fondin e Kosovës, të grabitur nga Serbia, andaj i ashtuquajturi pension duhet quajtur NDIHMË SOCIALE, sepse merret nga buxheti shtetëror i Kosovës”, thuhet ndër të tjera në këtë reagim.