fbpx

Për Afërdita Dreshaj këta kanë qenë 3 muajt më të bukur të jetës

nga Revista Kosovarja

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl janë bërë prindër për herë të parë para 3 muajve.

Ata fituan epitetin më kuptimplotë dhe të bukur e me këtë fakt janë shumë të lumtur, shkruan “Kosovarja”.

Që nga momenti i parë i ardhjes në jetë të Sky Blue, Afërdita e Jakub shihen vazhdimisht pranë njëri-tjetrit dhe shumë shpesh po ndajë imazhe familjare në rrjete sociale.

Së fundi është Afërdita ajo që ka publikuar portretin e bukur familjar, në tre mujorin e të voglit të tyre.

“3 muajt më të bukur të jetës me ty Sky” ka shkruar ajo.

Ka disa vite prej kur këngëtarja me prejardhje shqiptare është shpërngulur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka lënë pak anash muzikën. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]