fbpx

Për ditëlindjen e Hueydas, u bë gjesti i veçantë në parkun e Liqenit në Tiranë

nga Revista Kosovarja

Hueyda El Sayed sot do të festonte 48-vjetorin e lindjes.

Vajza e dashur e publikut shqiptar u nda fatkeqësisht nga jeta rreth dy vite më parë pas një beteje me një sëmundje të rëndë.

E sot me rastin e ditës së lindjes së saj, në parkun e Liqenit në Tiranë, u mboll një pemë dhe në një stol pranë saj u vendos mbishkrimi:

“Hueyda El Sayed buzëqeshja e Shqipërisë, artistja e bukur përgjithmonë në zemrat tona”.

Të pranishëm në këtë organizim ishin të afërm, miq dhe dashamirës, të cilët e deshën Hueyda El Sayed për artisten dhe njeriun që ajo ishte.

Humbja e saj erdhi e papritur për botën e artit pasi ajo zgjodhi që betejën me sëmundjen ta kalonte në heshtje pranë njerëzve të saj të zemrës, pa e ndarë me publikun.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]