fbpx

Për lojë apo e vërtetë? Keisi sqaron marrëdhënien me Kristin

nga Revista Kosovarja

Keisi Medini, ish-banore e Big Brother Vip, e ftuar në “Fun Club”, foli për marrëdhënien e saj me Kristin.

E pyetur nga Arditi, opinionist, nëse raporti i saj ndaj Kristit ishte strategji apo kishte merakun e Sabianit ose hyrjes së Lorencit, ish-banorja i mohoi të treja pretendimet.

“Asnjëra nga këto, hyrja e babait ndikoi për mirë se e mora miratimin, nëse do ishte për lojë mund ta vazhdoja, po meqenëse nuk kishim të njëjtin afeksion sa në fillim, nuk vazhdoi”, shpjegoi ajo.

“Ai ka dashur të thotë vetëm nuk e di çfarë do ndodhë, nuk ka dhënë sqarim që më bënte çudi, ama nuk ka folur keq për mua dhe e vlerësoj këtë gjë”, tha Keisi.

“Nuk kam qenë asnjë moment kundra, e kam mbështetur gjithmonë”, shtoi ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]