Jemi mësuar me Marina Vjollcën që shpesh ndan detaje e momente nga jeta e saj në rrjetet sociale, sidomos në Instagram, si ato të bukurat, po ashtu edhe ato më pak të bukurat, madje edhe të vështira, teksa së fundmi moderatorja duket se nuk po kalon një periudhë të mirë, përkundrazi.
Në fundin e korrikut, Marina bëri me dije se kishte pësuar një incident, teksa u shfaqe me dorën e fashuar në Instagram dhe më pas bëri me dije se kishte pësuar një djegie dhe dhimbjen po e kalonte me qetësues.
E sikur të mos mjaftonte kjo në këtë fillim gushti, ndërsa “lufton” me dhimbjet, ajo ka hasur një tjetër problem, që sërish i ka shkaktuar dhimbje dhe këtë herë bëhet fjalë për dhëmballën e saj.
Sot, ajo i ka treguar ndjekësve se është zgjuar me dhëmballën e enjtur, ndërsa sigurisht shtron pyetjen: “A ka më për mua?”
Sikur të mos majftonin këto, Marina është duke u përballur edhe me ndonjë tjetër problem, ndoshta fizik ndoshta edhe jo dhe këtë e themi sepse kur i drejtohet ndjekësve dhe i pyet si ka nisur gushti për ta, për veten bën me dije se ky muaj “nuk ka si të shkojë më keq”.