fbpx

“Për mu je i pazëvendësueshëm” shprehet Trimi i pikëlluar në 3 mujorin e vdekjes së të atit

nga Revista Kosovarja

Njëri prej këngëtarëve më të dashur nga publiku, Trim Jetullahu, pas humbjes së babit shprehet i pikëlluar.

Sot tre muaj artisti e dha lajmin e kobshëm për ndjeksat e tij në Instagram ku shkruante se babi i tij i ndërroi jetë, shkruan “Kosovarja”.

Ndërsa, së fundmi ka postuar disa fotografi duke e kujtuar kohën kur ishte krahë të atit duke biseduar dhe shprehet me disa fjalë prekëse.

“3 muj pa ty. Qona edhe flej me kujtimet që mi ke lan. Pom mungon energjia pozitive e jotja.Pom mungon muhabeti me ty që e kena bo qdo ditë. Kangt qe i knojshum bashkë nëpër rrugt tona spom ngohen ma. Për mu je i pazëvensueshëm. Shihemi botën tjetër Naxi jem”.

Kjo është humbja më e vështirë e këngëtarit të shumë hiteve e që po e shpreh edhe publikisht. /Kosovarja/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]