fbpx

Për një figurë sexy si të sajën, Halle Berry ju tregon se cili është sporti më i mirë

nga Revista Kosovarja

Halle Berry është shembulli më i mirë se mosha është vetëm një numër, sepse në moshën 56 vjeçare duket më mirë se kurrë.

Siç ka treguar dikur për mediat e huaja, ajo ushtron gjashtë herë në javë dhe ka 10 vite që merret me boks.

Sipas aktores, boksi është sporti më i mirë për formësimin e trupit të njeriut, i cili gradualisht ndërton masë dhe forcë muskulore.

“Ndërtoni secilin muskul dhe digjni shumë kalori dhe yndyrë. Plus, boksi redukton stresin, ndërton koordinimin e syve dhe duarve, si dhe vetëbesimin dhe disiplinën”, është shprehur ajo.

 

Duke marrë këtë në konsideratë, nuk është çudi që cilatdo rroba banje që vesh i shkojnë në mënyrë të përsosur, ndërsa edhe në moshën e saj mund të veshë çfarëdo modeli bikinish në plazh.

Qoftë modele klasike apo pak më tërheqëse për syrin e njeriut, aktorja di të tërheqë vëmendjen. Dhe duket se gjithçka ka të bëjë me detajet e rrobave të banjës së saj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]