44
Për Jennifer Lopezin duket sikur vitet kanë ndalur! Edhe pse 51 vjeç, këngëtarja vazhdon të ketë një fytyrë shumë të pastër, pa rrudha e njolla.
Lopez ka zbuluar së fundmi produktin që e ka ndihmuar për këtë.
Bëhet fjalë për vajin e ullirit, të cilin ajo e ka përdorur që kur ishte adoleshente, pas një këshille që i dha e ëma.
“Mami më ka pas thënë që vaji i ullirit është kura për gjithçka”, tha Lopez teksa prezantonte produktet e saj kozmetike, në përbërësit e të cilave ka edhe vaj ulliri.