fbpx

Për pak minuta nisin takimet e Thaçit me kryetarët e partive

nga Revista Kosovarja

Zyra për Informim e Presidentit të Kosovës ka njoftuar për takimet që Presidenti Thaçi do të ketë me kryetarët e tri partive më të mëdha.

Presidenti do të takohet së pari me kryetarin e VV’së, Albin Kurti më pas me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa dhe me atë të PDK’së, Kadri Veseli

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pret në takime të ndara konsultative kryetarët e tri subjekteve më të mëdha politike. Në orën 10:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin. Në orën 10:30, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.Në orën 11:00, presidenti Thaçi e pret në takim konsultativ Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselin”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentit.

Këto takime nuk do të mund të mbulohen nga media për arsye të rekomandimeve shëndetësore si pasojë e koronavirusit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]