fbpx

Për shkak të shtatëzënisë Kiara tani vishet vetëm “oversize”

nga Revista Kosovarja

Përveçse moderatore Kiara Tito e ka shfrytëzuar profilin e saj në Instagram edhe si influencer apo blogere.

Me një stil të lezetshëm (jo unik) Kiara ka patur bashkëpunime edhe me brand-e ndërkombëtare të cilat i ka reklamuar në profilin e saj.
Madje ka qenë e ftuar edhe në javën e Modës në Milano dhe ajo që na ka rënë në sy janë ose veshjet e saj sportive ose fustanet “oversize”. Siç e kemi bërë me dije moderatorja është në pritje të ëmbël, por që për momentin dëshiron ta mbajë larg vëmendjes mediatike.

Në tetor pritet që ajo të prezantojë edhe forumin e “Dancing with the Stars”, një program që do të transmetojë çdo ditë provat e konkurrentëve dhe një përmbledhje të të gjitha situatave ditën e diel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]