fbpx

Për të bërë xheloze Efin? Bledi tenton të puth në buzë Lauretën

nga Revista Kosovarja

Takimi i Lauretës me Bledin ishte një takim me shumë momente të bukura. Vëmendje të madhe mori momenti kur Bledi tentoi të puthte në buzë Lauretën.

Të dy qëndruan të përqafuar në pjesën më të madhe të takimit, ndërsa pati caste kur Bledi e tërhoqi për t’i rrëmbyer një puthje, por nuk ia doli.

Por kjo nuk i pengoi ata ta shijonin në maksimum çdo moment. Momentet romantike nuk munguan as në studio ku Bledi i kërkoi Lauretës një kërcim.

Duke kërcyer në krahët e njëri-tjetrit të lumtur vendosën ta mbyllnin transmetimin e takimit të tyre në studio.

Nuk dihet nëse Bledi ka vërtet pëlqim për Lauretën apo po e bën të gjithë këtë që të bëjë xheloze Efin…

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]