fbpx

Për Ylli Demaj udhëtimet janë më të mira me këtë person pranë tij

nga Revista Kosovarja

Ylli Demaj ka surprizuar ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke ndarë momente me bashkëshorten e tij, ani pse këngëtari ka preferuar të mbajë jetën e tij private larg syrit të publikut.

Ai ka publikuar një foto teksa shihet në aeroplan me bashkëshorten e tij, shkruan “Kosovarja”.

Ndryshe Ylli në shumë intervista ka rrëfyer se bashkëshortja e tij është njëra nga mbështetjet më të mëdha në jetë dhe karrierë.

Kjo është një nga herët e pakta që Demaj ka ndarë një moment kaq privat me publikun, duke treguar se, përkundër natyrës së tij të tërhequr, ai vlerëson dhe është i gatshëm të ndajë dashurinë dhe mbështetjen që merr nga bashkëshortja e tij.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]