fbpx

Përditësimi i ri i vaksinës Moderna është shumë efektiv kundër Omikronit

nga Revista Kosovarja

Prej që ka filluar pandemia, shkencëtarët dhe mjekët janë duke gjerë mënyra për ta luftuar atë

Njëra prej metodave më efektive për ta zbuluar atë ishte zbulimi i një vaksine: një gjë që është bërë por tani kanë filluar që të bëhen përditësime dhe përmirësime të saj për shkak të varianteve të reja, të tilla si omikron.

Vaksina, ashtu sikurse një kompjuter apo ndonjë pajisje e përparuar teknologjike duhet të përditësohen sipas nevojave të kohës. Në të njëjtën mënyrë si një PC që përditësohet me sofwarein e fundit gjithashtu edhe vaksina duhet të përditësohet për ta luftuar variantin e fundit.

Kjo ka ndodhur edhe me Modernan e cila ka përmirësuar vaksinën dhe tani ajo e lufton edhe këtë variant.

Omikroni është njëri prej varianteve që i ka rezistuar më së shumti vaksinave kohëve të fundit.

Ndryshe nga variantet e tjera të cilat i ka luftuar vaksina, omikron ka arritur t’i shpëtojë mbrojtjes.

Kjo do të thotë se njerëzit janë infektuar me omikron, pavarësisht se kanë qenë të vaksinuar, pavarësisht se dikush ka pasur dy madje tri doza të vaksinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]