fbpx

Përdoruesi i Twitter’it i zbulon me Google Maps lëvizjet e forcave ruse në kufi me Ukrainën

nga Revista Kosovarja

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë duket se i ka dhuruar të gjithëve qasje në informata që dikur janë dukur të pabesueshme.

Një përdorues Twitteri ka zbuluar se si me Google Maps janë parë lëvizjet e forcave ruse.

Google Maps e ka opsionin e trafikut, pra në hartë mund të shohësh se sa trafik ka ndonjë zonë e caktuar, kudo në botë.

Kështu, “Ronald Liive” ka parë se si në orën një të mesnatës ka pasur lëvizje të madhe nga Rusia për në Ukrainë.

“Nuk të duhen shumë para apo shërbime inteligjente kur ke Google Maps. Në shekullin 21, çdo ushtar ka telefon në xhepin e tij kështu që mund të shikosh lëvizjen e cilësdo ushtri. Që ta vërtetoj atë që po them, shikoni disa foto të trafikut të Google Maps në Ukrainë. Mos harroni është ora 1 në mesnatë atje dhe shikoni se si duket në gjendje normale trafiku në këtë pjesë”, ka shkruar ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]