fbpx

Përfshihet nga zjarri një fabrikë përballë parkut të biznesit në Drenas

nga Revista Kosovarja

Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht përballë tek parku i biznesit në Drenas.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi, shihet se në vendin e ngjarjes janë parë ekipet e zjarrfikëseve e policia.

Ndërkohë, nuk dihet nëse ka të lënduar.

Insajderi, për rastin ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë deklaruar se “nuk kanë ende informacion”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]