fbpx

Përfundoi me sukses operimin, motra e Ganimete Musliut: Tani i duhet qetësi dhe përkujdesje

nga Revista Kosovarja

Motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut, Fatmire Musliu përmes një postimi në Facebook ka falenderuar të gjithë për mesazhet që ka marrë për gjendjen e motrës së saj e cila është operuar në Gjermani.

Ajo ka bërë të ditur se deputetja e PDK-së e ka kaluar me sukses operacionin, por që për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes, ajo thotë se Ganimete Musliut i duhet qetësi dhe përkujdesje.

Postimi i plotë:
Mijëra mesazhe, thirrje telefonike, lutje e dëshira që na erdhën nga të gjitha anët e globit, ishin një dëshmi e fortë se pasuria më e madhe në jetë është familja dhe miqësia e vërtetë.

Do t‘ju jemi përjetë mirënjohëse për mbështetjen morale dhe materiale. Dashurinë dhe solidaritetin tuaj do ta mbajmë si një kompas për të ecur në rrugën e duhur. për të na e kujtuar e rikujtuar se sa njerëz të mirë kemi rreth vetës dhe se gjithmonë ja vlenë të jetosh jetën e bazuar në vlera dhe parime.

Falë Zotit, juve dhe mjekëve si në Kosovë po ashtu edhe në Gjermani Ganimete Musliu e kaloi operacionin me sukses, por për shkak të natyrës delikate të ndërhyrjes ka ende nevojë për qetësi dhe përkujdesje.

Shpresojmë shumë në mirëkuptimin tuaj dhe nga zemra ju urojmë shëndet e gjithë të mirat.

Mirupafshim së shpejti në Kosovë 🙏🙏🙏

https://www.facebook.com/fatmire.musliu/posts/7040464936002099?ref=embed_post

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]