fbpx

Përfundojnë procedurat: Krerët e UÇK-së në Hagë do të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit

nga Revista Kosovarja

Të gjithë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që aktualisht ndodhen në Hagë në paraburgim, do të mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhje më 9 shkurt.

Tashmë, të gjitha masat janë marrë që kjo e drejtë e Thaçit dhe të tjerëve, të realizohet.

Gjykata Speciale e Hagës ka konfirmuar se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat që ata të votojnë.

“Janë marrë të gjitha masat që të paraburgosurit të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre qytetare si qytetarë të Kosovës për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”, thuhet në përgjigjen e Dhomave të Specializuara të Kosovës për Nacionale.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt të vazhdueshëm me Dhomat e Specializuara që votimi të realizohet.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se votimi do të organizohet në përputhje me rregullat e KQZ-së.

Aktualisht në Hagë janë duke u mbajtur: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari, Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj, Pjetër Shala, Salih Mustafa dhe Haxhi Shala.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]