Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave të rregullta në tërë vendvotimet e vendit.
Të numëruara janë gjithsej 791.288 vota, ku nga to, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 47.85 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 17.41, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.08, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.43 dhe Nisma 2.60 për qind.
Në anën tjetër, në nivel vendi gjithsej ishin 2.382 vendvotime.
Këto rezultate janë pa u njehur votat me kusht dhe ato nga diaspora, numërimi i të cilave pritet të fillojë brenda disa ditëve.
Valmir Elezi ka thënë për mediat se është e vështirë të dihet shpallja e rezultatit përfundimtarë.
Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen.