fbpx

Përfundon takimi i Thaçit me familjarët, shihet duke i përshëndetur qytetarët

nga Revista Kosovarja

Sot, ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë lejen nga Gjykata Speciale për të vizituar Kosovën pas pesë ditësh nga vdekja e babait të tij, Haxhi Thaçi.

 

Gjatë vizitës, ai vendosi një kurorë në varrin e babait të tij me fjalë shumë emocionuese e prekëse, dhe për pak kohë është duke qëndruar pranë familjes së ngushtë për ngushëllim.

E para pak minutave, Thaçi mes masave të rrepta, është larguar nga shtëpia e tij në Burojë, për në selinë e Eulexit.

Insajderi po qëndron atje dhe sjell pamje kur Hashim Thaçi largohet nga Buroja.

Madje, ka marr vëmendje momenti kur ish- Presidenti i përshëndet të pranishmit me gishtin e tij të famshëm nga vetura e Eulexit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]