fbpx

Përgatitjet nuk shkuan sipas planit, shtyhet nisja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova

nga Revista Kosovarja

Kanë nisur tashmë përgatitjet për edicionin e dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova.

Pas një edicioni shumë të suksesshëm vitin që shkoi, stafi i televizioni Klan Kosova i janë përveshur punës që të sjellin një edicion të dytë edhe më emocionues se i pari.

Megjithëse ishte planifikuar që të fillonte më 2 tetor, duket se producentët e BBVK kanë vendosur që ta shtyjnë edhe për pak kohë nisjen e aventurës 100 ditore.

Telegrafi mëson nga burime të afërta se për shkak të përgatitjeve teknike, stafi është detyruar që të shtyjë edhe për disa ditë startin e Big Brother VIP Kosova 2.

Ndonëse nuk ka një datë të re të vendosur për programin, shpresat mbeten që spektakli të nisë gjithsesi brenda muajit tetor.

Edhe këtë vit do të ketë banorë të shumtë nga sfera të ndryshme, ku disa nga emrat që përflitet të jenë pjesë janë: Arta Kabashi, Valon Syla, Meti Alshiqi dhe modeli Lumbardh Salihu.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]