fbpx

“Përgjithmonë në zemrat tona”, Rita Ora e pikëlluar nga vdekja e kreatorit Virgil Abloh

nga Revista Kosovarja

Dizajneri amerikan njëkohësisht themeluesi i “Off-White”, Virgil Abloh, vdiq rreth dy ditë më parë në moshën 41-vjeçare.

Ai ndërroi jetë nga një formë agresive e kancerit ‘angiosarcoma’, nga i cili po vuante prej më shumë se dy vitesh.

Vdekja e Abloh ka lënë të pikëlluar të gjithë, veçanërisht ata që e njohën nga afër dhe ruanin një raport të veçantë me të ndjerin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Një reagim rreth vdekjes së drejtorit artistik të “Louis Vuitton” e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila siç dukej e kishte një mik të mirë.

“Gjithmonë në zemrat tona”, kanë qenë fjalët e Orës teksa shfaqet me një bluzë ngjyrë portokalli të markës së tij “Off”.

Virgil u përball me betejën që nga viti 2019, ndërsa iu nënshtrua trajtimeve të shumta sfiduese.

Ai ka lënë pas gruan Shannon Abloh, fëmijët Lowe Abloh dhe Grey Abloh, motrën e tij Edwina Abloh dhe prindërit Nee e Eunice Abloh. 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]