fbpx

Përleshja e armatosur midis Sekiraqëve e “Capave”, policia arreston edhe një të dyshuar për manipulim të provave

nga Revista Kosovarja

Dhjetë ditë pas përleshjes së armatosur në lagjen “Aktash” të Prishtinës midis familjes Sekiraqa dhe “Capave”, ku mbeti i vrarë Premtim Gashi, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë edhe një të dyshuar.

I arrestuari i fundit, dyshohet se ka manipuluar provat e krimit, transmeton IndeksOnline.

Policia ka deklaruar se pas hetimeve intensive përkitazi me rastin, të mërkurën është vënë nën pranga, i dyshuari i gjashtë i përfshirë në këtë rast që tronditi lagjen “Aktash”.

“Lidhur me rastin ‘vrasje e rëndë në bashkëkryerje, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ që ka ndodhur, më 1 shtator në orën 22:04 në rrugën “Gazmend Zajmi”, më 11.09.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale manipulim me prova”, thuhet në njoftimin e fundit të policisë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë.

Numri i të arrestuarve për këtë rast ka shkuar në gjashtë, ndërsa ka ende persona që janë identifikuar e që ndodhen në arrati./IndeksOnline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]