fbpx

Përleshje masive në qendër të Mitrovicës, dy persona dërgohen në spital

nga Revista Kosovarja

Dy persona janë lënduar pas një përleshje që ka ndodhur para pak minutash në qendër të Mitrovicës.

Mediat lokale raportojnë se përleshja ka ndodhur afër ndërtesës së komunës.

Sipas dëshmitarëve, nga një veturë e tipit “Audi” kanë dalur disa persona me ç’rast i kanë rrahur dy të tjerë duke ua dëmtuar edhe veturën e tipit “Mercedes”

Nga kjo përleshje mësohet se janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar me ambulancë në spital.

Gazeta Express ka kontaktuar zyrën për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Mitrovicës por të njëjtit thanë se nuk kanë ende informacione lidhur me ngjarjen.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]