Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

nga Revista Kosovarja

Disa persona janë përfshirë në një përleshje në rrugën “Anton Çetta” në Prishtinë, ku një person ka përfunduar i lënduar nga një mjet i mprehtë.

Mbi artikull

Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Bëhet e ditur se i lënduari ka marrë trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 19:30, në rrugën “Anton Çeta” në Prishtinë, disa persona janë përfshirë në një përleshje fizike. Sipas informatave fillestare, një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit po zhvillohen procedurat e mëtejme hetimore”, njoftoi Pllana.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]