Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përleshje mes policisë dhe besimtarëve në një xhami në Jerusalem

nga Revista Kosovarja

350 persona janë arrestuar pas një përleshjeje mes policisë izraelite dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Mbi artikull

Sipas mediave të huaja gjatë përleshjes janë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome dhe si pasojë plagosur 14 persona.

Militantët në Rripin e Gazës më vonë hodhën nëntë raketa në drejtim të Izraelit dhe ushtria e tij kreu sulme ajrore si kundërpërgjigje. Dhuna e fundit vjen pak përpara një mbivendosjeje midis muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Pashkës hebreje.

Policia e vendit deklaroi se disa të rinj të maskuar fortifikuan xhaminë “me qëllim që të prishnin rendin publik dhe të përdhosnin xhaminë”.

Moneytizer Paragrafi 4

“Pas përpjekjeve të shumta dhe të zgjatura për t’i nxjerrë ata duke folur pa dobi, forcat e policisë u detyruan të hyjnë në kompleks për t’i nxjerrë jashtë me qëllimin për të lejuar faljen e namazit të mëngjesit dhe për të parandaluar një trazirë të dhunshme. Kur policia hyri brenda, u hodhën me gurë dhe u gjuajtën fishekzjarrë nga brenda xhamisë nga një grup i madh personash”, thuhet në deklaratë.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1658340584609288

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]