Aktorja Julia Ilirjani ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5”, në daljen e saj të parë televizive që pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të këtij viti.
Ajo ka folur për gjithë procesin duke falënderuar të gjithë ata që e kanë votuar.
Megjithatë gjatë intervistës një moment emocionues ishte ai kur Julia u përlot, teksa kujtoi një nga fragmentet e punës në Amerikë si pastruese dhe një ditë kur u frikësua për të ardhmen.
“I thashë Renees boboh ngelëm pa punë, s’kemi ku hamë”, tregoi Julia. Më pas shtoi se përgjigja e vajzës ishte: “Mos u mërzit se unë ha në drekë në shkollë dhe gjysmën e ushqimit do të ta sjell ty”.
Julia për publikun u bë më e njohur për paraqitjen në Big Brother VIP Albania 3, ku fituese u shpall Egla Ceno.Në zgjedhjet 2025, ajo garoi si kandidate për deputete në PD, ku mori vetëm 384 vota.
Sido që të jetë, Julia vazhdon të merret me angazhimet në film e teatër.