fbpx

Përlotet në skenë teksa dëgjon mamanë duke kënduar, Aurela surprizon Xhensila Myrtezaj

nga Revista Kosovarja

E ftuara e fundit në spektaklin “AG Show” nga Aurela Gaçe ishte këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila përjetoi një nga momentet më emocionuese të karrierës së saj.

Ajo u surprizua në skenë nga nëna e saj, Suzana, e cila iu bashkua duke kënduar këngën “Në mes të Përmetit”.

Xhensila u përlot nga emocioni, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje.

Nëna e saj, Suzana, ka qenë dikur një këngëtare e njohur e rrethit të Përmetit dhe pjesëmarrëse në Festivalet Folklorike të Gjirokastrës, duke i qëndruar besnike muzikës tradicionale shqiptare.

Pas momentit prekës, nënë e bijë interpretuan së bashku këngën “Dadë dadë kam një hall”, duke ngritur publikun në këmbë dhe krijuar një atmosferë të paharrueshme shqiptarie dhe krenarie.

Ky rikthim i së ëmës në skenë vjen pas një rrëfimi të dhimbshëm që Xhensila ndau me publikun pak kohë më parë, ku tregoi se në fëmijëri kishte qenë dëshmitare e një ngjarjeje tragjike: E ëma ishte therur 7 herë me thikë nga babai i Xhensilës, i cili nuk pranonte ndarjen prej saj. Një histori tronditëse, por që sot, në këtë skenë, u kthye në një akt të fuqishëm ringritjeje dhe dashurie mes nënës dhe bijës.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]