fbpx

Përmes dronit, Kiara ia dërgon kodin që kërkoj Luizi nga jashtë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja Kiara Tito, ka dërguar një dron në shtëpinë e famshme teksa u vë në pah se ajo i ka dërguar kodin që kishte kërkuar Luizi.

”Të kam zemër. Të dua”, ishte shkrimi bashkë me fotografinë e puthjes së tyre në dasmën në BBVA, shkruan ”Kosovarja”.

Kujtojmë se, ”Të kam zemër”, ishte fjala që i tha këngëtari Kiarës të ia thoshte në Prime për ti treguar se gjërat janë mirë për të jashtë dhe në këtë mënyrë të vazhdojë lojën e Big Brother.

Biseda e çiftit:

Luizi: Kur të dalësh jashtë Kiar, në qoftë se jam ashtu siç e mendoj se jam jashtë …kur të jesh në Prime. Kam me pyt unë “Arbana a është Kiara aty”. “Po” thotë, edhe ti ke me fol. Kur të flitsh ke më më thanë “ Të kam zemër”. Nqs thu “të kam zemër” do me thënë se gjërat jashtë janë shumë mirë.

Kështu, Kiara si duket e përfundoj porosinë e këngëtarit me sukses, por çfarë vendimi do të marr ”Vëllai i madh”, për këtë informacion mbetet të shihet. /Kosovarja/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]