fbpx

“Përpara Kosova, paç fat”, Rita Ora shpërndan parakalimin e ekipit tonë në Tokio

nga Revista Kosovarja

Me fillim zyrtar të Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’, në kryeqytetin japonez, në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

Pas spektaklit me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshëm, filloi parakalimin i ekipeve sipas traditës. Ekipi ynë shtetëror ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinë xhudistët Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Derisa fotografitë e parakalimit me flamur të Kosovës janë shpërndarë në masë të madhe, në të këtë aspekt nuk bën përjashtim as këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora.

Ylli botëror i muzikës e ka shpërndarë një postim të presidentes Vjosa Osmani me mbishkrimin: “Përpara Kosova… Shumë fat”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]