Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 23:20 në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Sipas Policisë, të dy drejtuesit e mjeteve janë meshkuj kosovarë. Si pasojë e përplasjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me urdhër të prokurorit të shtetit, drejtuesi i veturës është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar nga njësitë përkatëse.
“Prishtinë / 26.05.2025 – 23:20. Ka ndodhur aksident në trafik në mes të një veture dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët për tretman mjekësor janë dërguar QKUK. Me vendim të prokurorit drejtuesi i veturës është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar”.