fbpx

Përplasja për të hyrat e doganave, VV i barazon strukturat paralele në Veri me kundërshtarët e saj në Prishtinë

nga Revista Kosovarja

Lëvizja Vetëvendosje ka barazuar strukturat ilegale me kundërshtarë e saj në Prishtinë. VV ka thënë se është thyer rekordi i të hyrave në Doganë, është ndalur kontrabanda në Veri edhe është tharë fyti në Prishtinë.

Në një postim në Facebook, VV ka thënë se krimi e kontrabanda kanë qenë të lidhura ngushtë gjithandej Kosovës.

“Mungesa e ligjit në veri nuk i ka shërbyer vetëm strukturave paralele kriminale por edhe atyre që kanë përfituar në Prishtinë nga mungesa e ligjit. Gjërat po ndryshojnë për të mirë, rendi dhe ligji në veri po kthehen, doganat në secilën pikë nuk e mbyllin më syrin për të fortët dhe shteti po përfiton. Nga rendi dhe ligji përfitojmë të gjithë”, thuhet në postim.

Ky reagim i Vetëvendosjes vjen pasi opozitarët e panë si mashtrim optik grafikonin e VV’së për rritjen e të hyrave të Doganës.

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/688646649968255?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]