Debatet nuk kanë munguar që në puntatën e parë të “Kepiut të VIP-ave” ku janë përplasur dy konkurrentët, Ronaldo Sharka dhe Mevlan Shaba.
Shkak për nisjen e debatit janë bërë inatet e vjetra, konkretisht një ftesë që dikur kohe Ronaldo i ka bërë Mevlanit, kur ai ishte në kulmin e karrierës si artist dhe gëzonte vëmendje të gjerë mediatike.
Ish-konkurrenti i “Përputhen” nuk e kishte pranuar ftesën, me idenë se Ronaldo nuk ishte një gazetar i denjë për ta pasur në studio, dhe në këtë moment Sharka është ndjerë i fyer.
I ngarkuar nga mëritë e mbartura nga e shkuara, Ronaldo ka nisur një sërë sulmesh ndaj Mevlanit, duke theksuar se nuk e konsideron si këngëtar, sepse suksesi i tre këngëve që ka bërë ka ardhur si pasojë e vëmendjes mediatike që mori nga “Përputhen” dhe jo sepse e meriton.