fbpx

Përplasje mes vjehrrës dhe nuses në Skenderaj, të dyja përfundojnë në spital

nga Revista Kosovarja

Një rast dhune në familje është raportuar sot në Skenderaj, ku një 66-vjeçare dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së djalit të saj, 31-vjeçare.

Përplasja fizike ndodhi në rrugën “Sala dhe Hamit Jashari” rreth orës 07:00. Të dyja gratë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar fillimisht në QKMF, e më pas në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Pas marrjes së trajtimit mjekësor, ato janë shoqëruar në polici dhe janë intervistuar. Dyshohet se konflikti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëhershme familjare.

Prokuroria ka iniciuar rastin si “Lëndim i lehtë trupor”. Pas incidentit, vjehrra dhe bashkëshorti i saj janë shpërngulur në fshatin Aqarevë, ndërsa nusja ka mbetur në banesë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, raporton Sinjali.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]