fbpx

Përplasje të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës për Ligjin për Zgjedhje

nga Revista Kosovarja

Komisioni për Legjislacion është mbledhur për të diskutuar rreth çështjes së Ligjit për Zgjedhje.

Deputetët e pozitës u munduan të arsyetojnë këtë projektligj, mirëpo ishin ata të opozitës të cilët nuk u pajtuan me mënyrën se si Qeveria e procedojë këtë projektligj.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa në Komisionin për Legjislacion tha se nuk e kupton pse duhet të ketë një ligj zgjedhor me seanca të jashtëzakonshme.

“Jo në këtë formë me thirr komisionin për konstituua komisionin. Ne nuk duam të bojkotojmë punën e kuvendit. Nëse nuk jeni të aftë me menaxhua pandeminë atëherë thoni le të shkojmë në zgjedhje. Kemi nevojë për reformë zgjedhore. Pse ligji i zgjedhjeve me seancë të jashtëzakonshme nëse e keni me shantazhua opozitën po shkojmë në zgjedhje”, tha Beqa.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi theksoi se ky projektligj korrigjon një vonesë të madhe.

“Deputeti i kuvendit bukë është në marrëdhënie pune ku ka orar. Pasdite ne duhet të jemi në krye të detyrës. Më herët ka qenë praktikë që te mos mbahen mbledhje fare. Që shtatë vite ky projektligj sillet në sirtarët e këtij institucioni. Kjo iniciativë është për tu përshëndetur, pavarësisht se jemi vonë”, shtoi ai.

Beqa është kundërpërgjigjur duke thënë se kjo çështje është pa përgjegjësi e qeverisë.

“Për momentin kemi kaluar një proces zgjedhor. Nëse ne duam të shkojmë në zgjedhje atëherë po e amandetojmë këtë ligj”, tha ai.

Pas një diskutimi që zgjati disa minuta deputetët e PDK-së dhe LDK-së e kanë lëshuar mbledhjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]