Edhe pse duhani shkatërron trupin e tyre, ata megjithatë mbijetojnë dhe arrijnë të jetojnë njëqind vjet
Të gjithë duhanpirësit e dinë që për shkak të shprehive të tyre shëndeti u rrezikohet dhe që rrezikojnë të vdesin në moshë të re. Mirëpo, disa prej tyre, me gjithë rrezikun e tillë, jetojnë gjatë.
Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që disa duhanpirës përjetojnë moshën e shtyrë, edhe pse pinë duhan, për këtë duhet t’u falënderohen – gjeneve, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë studiuar duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë dhe kanë vërejtur që një gjë e kanë të përbashkët – gjenin e jetëgjatësisë.
Atyre këto gjene u mundësojnë të jenë më rezistues ndaj materieve të dëmshme të cigareve.
Ata të cilët i kanë këto gjene kanë njëkohësisht edhe 11 për qind më pak shanse të sëmurën nga ndonjë lloj kanceri.
Te jetëgjatësia e duhanpirësve janë zbuluar një sërë tipash gjenetikë, të cilët janë të njëjtë si edhe tipat te njerëzit të cilët jetojnë gjatë, por që nuk janë duhanpirës.