Para se ta vendosni në frigorifer, sigurohuni që të bëni një gjë
Problemi me djathërat është se prishen shpejt. Mbajtja e tyre në një qese plastike do t’ju ndihmojë t’i mbani djathërat të freskët, por ajo nuk janë zgjidhja më e mirë për ruajtjen e këtyre produkteve të qumështit.
Në fakt, duhet të zgjidhni mënyrën e ruajtjes sipas llojit të djathit. Nëse blini djathëra të fortë dhe të vjetër, është mirë që fillimisht t’i mbështillni me letër për pjekje dhe më pas t’i vendosni në një qese plastike, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, djathi blu dhe djathi gjysmë i fortë mund të futen direkt në një qese plastike (qese për ngrirje të ushqimeve ose çdo qese tjetër e pastër). Mirëpo, djathi i ri duhet të ruhet në një enë plastike me kapak. Djathin e freskët duhet ta ruani në paketimin e tij origjinal dhe ta ndërroni ujin çdo disa ditë.