fbpx

Përse Gigi Hadid u largua nga Twitter?

nga Revista Kosovarja

Gigi Hadid njoftoi se do të largohet nga Twitter pas marrjes së Elon Musk, duke e quajtur faqen e mediave sociale një “gropë e urrejtjes dhe fanatizmit”.

Supermodelja 27-vjeçare njoftoi në Instagram se çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter të premten mes pushimeve masive nga puna, përfshirë ekipin e të drejtave të njeriut.

“Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e saj të re,” shkroi Hadid për Musk, “po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe [sic] nuk është një vend ku dua të jem pjesë”.

Ajo ka shtuar një falje për fansat e saj në platformë, duke shkruar se i pëlqente të lidhej me ta.

Krahas deklaratës së saj, ajo postoi postimin në Twitter të Këshilltarit të të Drejtave të Njeriut Shannon Raj Singh për shkarkimin nga gjigandi i teknelogjisë.

Twitter pushoi afërsisht gjysmën e fuqisë punëtore të premten me një email drejtuar stafit duke shpjeguar se shkurtimet ishin “të nevojshme për të siguruar suksesin e kompanisë përpara”.

Toni Braxton më parë njoftoi se do të qëndronte larg faqes së mediave sociale gjithashtu.


Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]