fbpx

Përse kaq inati mes Xhulit dhe Stresit?

nga Revista Kosovarja

Gjatë një bisede të gjatë mes Mbresës dhe Xhulit, dyshja kanë folur për shumë prej konkurrentëve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

E kur radha erdhi tek Andi, Xhuli e ka quajtur atë “piunin më të madh të Stresit”. “Me Andin nuk kam as ‘mirëmëngjesi’ e as ‘natën e mirë’ dhe ai është piuni më i madh i Stresit.

“Edhe më herët, krejt çka ka dëgjuar jashtë, veç kur erdhi brenda dhe i tregoi në vesh, dhe e dita që ishin duke folur për buxhet. Por, ai aq ka kapacitet”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Nga ana tjetër Stresi e ka dëgjuar bisedën e Xhulit me Mbresën në lavanderi dhe reperi e ndau me disa prej banorëve në dhomën e ndenjes. Ai madje i ka kërkuar “Vëllait të Madh” ta shohë me kujdes këtë bisedë pasi sipas tij, pati ofendime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]