fbpx

Përse ndodh ngrirja e xhamave të veturës dhe si mund ta zgjidhim këtë problem?

nga Revista Kosovarja

Me arritjen e ngricave vjen edhe deri te ngrirja e xhamave të veturave. Mirëpo, ndonjëherë xhamat ngrihen edhe nga brenda, prandaj kjo nuk duhet t’ju befasojë apo t’ju brengosë.

Më së shpeshti ndodh kështu për shkak që ka lagështi të tepërt brenda veturës. Aq më parë, nëse tepihët janë të lagësht, përkatësisht nëse bie borë dhe e fusni brenda me këpucë.

Bora do të shkrihet, do t’i lagë tepihët dhe do të jetë burim i lagështisë. Nëse tepihët janë të lagur, nxirrni nga vetura dhe thani në shtëpi apo banesë.

Hiqni rrobat e lagura nga vetura dhe të gjitha ato gjëra që mund të krijojnë lagështi.

Te disa vetura më të vjetra me izolim të keq dritaret jo rrallë do të ngrijnë nga brenda, andaj as masat e sipërpërmendura nuk do t’ju ndihmojnë.

Çfarë duhet të bëni?

Hapni dyert e veturës dhe aktivizoni ajrosjen dhe orientoni në drejtim të xhamit të përparmë.

Në fund, xhamin fshijeni ne leckë të thatë.

Mos përdorni shkrirësit me spërkatje në brendësi të automjetit pasi që nuk janë veçanërisht të shëndetshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]