Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përse nuk duhet t’ia hidhni dhëmbët e parë të qumështit fëmijës tuaj?

nga Revista Kosovarja

Në çdo shoqëri ekzistojnë bestytni të ndryshme, sipas të cilave dhëmbët e parë të qumështit shihen si ogur fatsjellës.

Mbi artikull

Disa persona i hedhin mbi çati dhe u thonë të vegjëlve që i merr lejleku fluturues dhe sjell dhëmbë të rinj. Ose i fshehin nën jastëk duke u thënë fëmijëve se të nesërmen do të gjejnë monedha aty poshtë. Cilado qoftë historia, realiteti është i njëjtë, të gjithë i hedhim dhëmbët e parë të qumështit.

Por një studim i bërë nga National Institute of Dental and Craniofacial Research ju ndalon rreptësisht të bëni këtë gjë. Kërkimet e ndryshme kanë provuar se dhëmbët e qumështit janë të pasura me qeliza staminale. Nëse fëmija juaj shfaq probleme shëndetësore në të ardhmen, ju mund të përdorni qelizat staminale të dhëmbëve të tij për të ndërtuar qeliza të reja.

Një tjetër rezultat që befasoi shkencëtarët është se qelizat staminale të dhëmbëve të qumështit janë qelizat më të mira të trupit të njeriut.
Qelizat staminale njihen ndryshe edhe si tullat ndërtuese të jetës. Ato janë qeliza nënë që kanë potencial për të prodhuar qeliza të reja. Kjo është edhe arsyeja që vitet e fundit qelizat staminale ruhen në banka të ndryshme gjaku.

Moneytizer Paragrafi 4