Ka vdekur Sahit Halili, njëri nga themeluesit e Degës së LDK-së në Ferizaj.
Këtë e ka bërë të ditur anëtari i kryesisë së LDK-së, Muharrem Sfarqa.
Sfarqa ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe.
Postimi i plotë:
Dita e sotme po permbyllet edhe me një humbje të një veprimtari model të LDK-së në Ferizaj. U nda nga jeta Sahit Halili, njëri nga themeluesit e Deges së LDK-së në Ferizaj dhe Kryetari i parë i Nëndegës Talinoc i Muhaxherëve. ishte një patriot i palodhshëm rugovian dhe institucionalist i pathyeshëm. Ai deri në fund të jetës së tij nuk mungoj në asnjërin nga aktivitetet e LDK-së duke qenë gjithmonë njeri që rrezatonte pozitivitet dhe kulturë të lartë. Do të kujtohet gjithmonë!
Ngushëllime familjes Halili dhe veprimtarëve të LDK-së.
Pushoftë në paqe!
Dega e LDK-së
Ferizaj