fbpx

Përsëri rritet çmimi i naftës, shkon në 1.92 për litër

nga Revista Kosovarja

Në orët e vona të mbrëmjes së sotme përsëri është ngritur çmimi i derivateve në Kosovë.

Para pak minutash, çmimi i naftës ka shkruar në 1.92 për litër.

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës./Indeks

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]