fbpx

Persona të maskuar sulmojnë gazetarët në veri, dy të lënduar

nga Revista Kosovarja

Është sulmuar me gurë vetura me të cilin po udhëtonte ekipi i televizionit Klan Kosova drejt Zubin Potokut, kryesisht në fshatin Zupç.

Si pasojë e këtij sulmi janë lënduar gazetarja dhe shoferi ndërkohë që sulmuesit ishin të maskuar.

Në momentin e sulmit brenda veturës ishin: gazetarët Qëndresa Bellagoshi dhe Drin Demiri, kameramani Agon Bejtullahu dhe vozitësi Elsad Sinani.

Kujtojmë se ky nuk është sulmi i parë që ju bëhet mediave nga grupet e serbëve në veri të vendit./Gazeta10

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]