fbpx

Personi i zhdukur në Gorozhup gjendet i gjallë – Operacioni përfundon me sukses

nga Revista Kosovarja

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ka bërë të ditur se operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup të Komunës së Prizrenit është përmbyllur me sukses.

Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T., është gjetur i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

”Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim njofton se operacioni i kërkim-shpëtimit në fshatin Gorozhup, Komuna e Prizrenit, ka përfunduar me sukses. Personi i raportuar si i zhdukur, me inicialet N.T, është gjetur i gjallë dhe në gjendje stabile shëndetësore” thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit Operacioni është zhvilluar me angazhim të madh dhe në bashkëpunim të ngushtë ndërmjet institucioneve të ndryshme.

Përveç SHKKSH-së, në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe ekipet e Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave (AME) dhe Policia e Kosovës, të cilat kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në lokalizimin dhe shpëtimin e personit të zhdukur./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]