fbpx

Hapet vendkalimi i dytë kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Nga sot qytetarët e Kosovës dhe ata të Maqedonisë së Veriut do t’i nënshtrohen një kontrolli të përbashkët kufitar edhe në pikëkalimin Glloboçicë-Jazhincë.

Ky është përurimi i pikëkalimit të dytë kufitar sipas modelit hyrje-hyrje pas atij që u përurua në pikëkalimin mes Hanit të Elezit dhe Bllacës.

Ambasada e Kosovës në Shkup tha se këto projekte janë në funksion edhe të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral përpos lehtësisë në lëvizje.

“Sot u përurua vendkalimi i dytë kufitar sipas modelit “hyrje-hyrje” në mes të 🇽🇰 dhe 🇲🇰 – ai në vendkalimin Glloboqicë/Jazhincë. Ky përurim është pas lehtësimit dhe suksesit të regjimit të ri në Hani i Elezit/Bllacë. Këto projekte përveç që lehtësojnë dukshëm qarkullimin e qytetarëve është në funksion të fuqizimit të bashkëpunimit bilateral”, ka shkruar ambasada.

Në përurim ishin prezentë ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, zëvendëskryeministri i Parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti dhe ministrin i Brendshëm, Pançe Toshkovski.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]